Gati rikthimi në Europë, Heung-min Son huazohet te gjiganti italian

Ish-kapiteni i Tottenhamit, Son Heung-min, mund të bëjë një rikthim afatshkurtër në Evropë, falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij me Los Angeles FC, raporton The Sun. Marrëveshja e sulmuesit korean përfshin një klauzolë të ngjashme me atë që kishte David Beckham gjatë kohës së tij te LA Galaxy, e cila i mundësoi […]

Gati rikthimi në Europë, Heung-min Son huazohet te gjiganti italian

Ish-kapiteni i Tottenhamit, Son Heung-min, mund të bëjë një rikthim afatshkurtër në Evropë, falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij me Los Angeles FC, raporton The Sun.

Marrëveshja e sulmuesit korean përfshin një klauzolë të ngjashme me atë që kishte David Beckham gjatë kohës së tij te LA Galaxy, e cila i mundësoi anglezit t’i bashkohej AC Milan gjatë pushimit dimëror të sezonit në MLS.

Kjo hap mundësinë që Son, i cili pritet ta mbyllë karrierën ndërkombëtare pas Kupës së Botës 2026, të kthehet në Evropë për një huazim të shkurtër në mënyrë që të ruajë formën e tij para turneut.

Sipas Calciomercato, Milan synon huazimin e koreanit për tre muaj. 33-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme në MLS, me 8 gola dhe 3 asistime në 9 ndeshje, duke e kthyer LAFC-në në një nga pretendentët kryesorë për titull këtë sezon.