Një vjehërr si Remzie Osmani, ja dhuratat luksoze që i bëri së fundmi nuses së djalit

Marrëdhënia e ngrohtë mes këngëtares së njohur të muzikës popullore, Remzie Osmani dhe resë së saj, Gëzimes, është vënë sërish në qendër të vëmendjes falë një gjesti shumë të veçantë, shkruan IndeksOnline. Këtë herë ishte Gëzimja ajo që e bëri publik lajmin në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një surprizë të jashtëzakonshme nga vjehrra. […]

Një vjehërr si Remzie Osmani, ja dhuratat luksoze që i bëri së fundmi nuses së djalit

Marrëdhënia e ngrohtë mes këngëtares së njohur të muzikës popullore, Remzie Osmani dhe resë së saj, Gëzimes, është vënë sërish në qendër të vëmendjes falë një gjesti shumë të veçantë, shkruan IndeksOnline.

Këtë herë ishte Gëzimja ajo që e bëri publik lajmin në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një surprizë të jashtëzakonshme nga vjehrra. Në videot e publikuara shfaqen dy dhurata luksoze që Remzia ia kishte përgatitur me shumë kujdes: një iPhone i ri dhe një makinë moderne në ngjyrë portokalli, e cila e priste në oborrin e shtëpisë.

Teksa prezantonte dhuratat, Gëzimja shprehej me entuziazëm se Remzia i mendon gjërat “deri në detajin më të vogël”, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Kur vjehrra din me i përshtat dhuratat.”

Ky gjest i fundit vetëm sa e përforcon imazhin e marrëdhënies së shkëlqyer që dyshja kanë ndërtuar ndër vite. Nuk është hera e parë që Remzie Osmani shfaq bujarinë e saj ndaj resë, duke u shfaqur si një vjehrrë e kujdesshme dhe shumë e afërm me familjen.