“Ishte një takim vëllazëror!” Haradinaj takohet me Ramën, ja çfarë u diskutua

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë. Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se takimi me Ramën ishte vëllazëror dhe se u diskutua për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria e rajoni. Haradinaj theksoi se “i kërkova kryeministrit […]

“Ishte një takim vëllazëror!” Haradinaj takohet me Ramën, ja çfarë u diskutua

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë.

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se takimi me Ramën ishte vëllazëror dhe se u diskutua për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria e rajoni.

Haradinaj theksoi se “i kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”.

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkruan Haradinaj./Opinion.al