Ka nisur regjistrimi i shtetasve të Shqipërisë që duan të votojnë në zgjedhjet e majit

Të shtunën u njoftua për fillimin e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) në orën 00:00 të ditës së shtunë. “Pas përcjelljes së informacionit të detajuar për aplikuesit e parë për tu regjistruar si votues nga jashtë, vendet nga të cilat janë bërë aplikimit dhe qarqet që ju […] The post Ka nisur regjistrimi i shtetasve të Shqipërisë që duan të votojnë në zgjedhjet e majit appeared first on Albinfo.

Ka nisur regjistrimi i shtetasve të Shqipërisë që duan të votojnë në zgjedhjet e majit

Të shtunën u njoftua për fillimin e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) në orën 00:00 të ditës së shtunë.

“Pas përcjelljes së informacionit të detajuar për aplikuesit e parë për tu regjistruar si votues nga jashtë, vendet nga të cilat janë bërë aplikimit dhe qarqet që ju përkasin zgjedhësit që aplikuan, Komisioneri solli në vëmendje hapat që duhet të ndjekin shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së në Shqipëri.

Platforma PER aksesohet lehtësisht përmes faqes zyrtare të internetit www.kqz.gov.al ose në Aplikacionin KQZ në IOS dhe Android.

Çdo shtetas duhet të krijojë si fillim llogarinë në PER përmes:

Një numri telefoni ose email Numrit personal të identifikimit Dhe skanimit të fytyrës

Pas krijimit të llogarisë, qytetari mund të shfaqë vullentin e tij për t’u regjistruar si votues nga jashtë.

Në PER do të ofrohet gjithashtu ndihma, asistenca teknike për të gjithë qytetarët që do të kenë vështirësi në aplikim.

Informacioni mbi ecurinë e procesit të kërkesave për t’u regjistruar si votues nga jashtë do të publikohet në mënyrë periodike në faqen zyrtare të KQZ-së.

Theksova se zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë dhe riaplikojnë për t’u regjistruar deri në datën 4 Mars 2025.

The post Ka nisur regjistrimi i shtetasve të Shqipërisë që duan të votojnë në zgjedhjet e majit appeared first on Albinfo.