Kadrijaj për Kurtin: E kemi ditur se është mashtrues

Kadrijaj për Kurtin: E kemi ditur se është mashtrues

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës, Time Kadrijaj, ka bërë kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Kadrijaj në një prononcim për Ekonomia Online tha se e kanë ditur që Kurti është mashtrues, abuzues dhe shkelës i Kushtetutës, prandaj siç thotë ajo partia e saj nuk ia ka dhënë kënaqësinë atij që të ulën në tavolinë e lërë më të qeverisin bashkë.

“Kurti asnjëherë s’ka pasur program. Secilën fushatë zgjedhore ka dalë pa program zgjedhor, s’ka pasur fare. Dhe ne jemi parti me integritet. Dhe çka është më e mira, ne s’ia kemi dhënë kënaqësinë zotit Kurti me u ul në tavolinë me ne hiç. Se e kemi ditë që është mashtrues, e për shkak që është mashtrues e abuzues e shkelës i Kushtetutës, ne s’ia kemi dhënë atë kënaqësi që me u ul me diskutuar me zotin Albin Kurti”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo u pyet për deklaratën e Kurtit se partitë politike kanë mundësi të votojnë kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, Kadrijaj ka thënë se Aleanca nuk e ka këtë qëndrim.

Deputetja e Aleancës theksuar se gjashtë kushtet nuk lidhen me kërkesa për poste apo pozita ministrore, por me atë që e konsideron interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Jo. Ne për atë kemi lehtësu i kemi qitë kushtet që janë kushte për interes të Kosovës e për qytetarët e Kosovës. S’kemi lypë dhe s’kemi abuzuar duke dashur me shkuar po flasim për presidentin e me folë që me kërkuar diçka digastere ministrore. Jo, ne nuk do të qeverisim me Albin Kurtin”, ka thënë deputetja.

Sipas saj, gjashtë kushtet janë vendosur vetëm me qëllim që të ndihmohet shteti dhe të tejkalohet situata aktuale politike.

“E vetmja arsye me i ndihmuar shtetin kanë qenë këto gjashtë kushte, që ish dashtë në kushte normale, me një kryeministër normal, ka dashur vetë me i kryer të gjitha ato obligime edhe të gjitha ato kërkesa”, është shprehur Kadrijaj.

Deputetja ka kritikuar qeverisjen e Kurtit, duke pretenduar se gjatë viteve të pushtetit të tij nuk janë bërë investimet e nevojshme kapitale dhe se paratë publike janë përdorur, sipas saj, për interesa elektorale.

“Po meqenëse ai nuk po punon për shtetin, e thashë, 25 miliardë i ka pasur pushtet, s’ka bërë asnjë investim kapital, domethënë i ka shpërndarë si sadaka-vitra duke blerë vota në proces zgjedhor dhe nuk ka menduar asnjëherë për mirëqenien e mirë të qytetarëve, të sigurtë, për paga të dinjitetshme, për furnizim të rregullt me energji elektrike”, ka deklaruar ajo.

Kadrijaj ka kritikuar veçanërisht politikën energjetike të Qeverisë, duke e lidhur atë me importin e energjisë dhe raportet tregtare me Serbinë.

“Përkundrazi, ai po blen energji 1 miliard, po shpenzon 1 miliard nga xhepi i varfër i qytetarëve me ble energji në Serbi. Po shet qymyr në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ne nuk e kemi asnjë kapacitet energjetik dhe paguajmë miliarda për energjinë”, ka thënë Kadrijaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.