Kamberi: Vuçiqi po luan me ndjenjat e serbëve, po teston edhe durimin e ndërkombëtarëve
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq luan me ndjenjat e popullit serb, derisa teston durimin e ndërkombëtarëve. Kamberi thotë se duke testuar disponimin e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq po llogaritë në zgjedhjet e ardhshme. “Tash kur iu është rrezikuar pushteti brenda Serbisë, Vuçiq luan me

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq luan me ndjenjat e popullit serb, derisa teston durimin e ndërkombëtarëve.
Kamberi thotë se duke testuar disponimin e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq po llogaritë në zgjedhjet e ardhshme.
“Tash kur iu është rrezikuar pushteti brenda Serbisë, Vuçiq luan me sentimentin dhe me faktin që duke mobilizuar elektoratin nacionalist serb, ai llogarit në zgjedhjet e ardhshme. Do të shohim se a do të arrijë t’i bindë ndërkombëtarët në radhë të parë që të ketë zgjedhje sërish, por nëse do të ketë zgjedhje, ai do të vazhdojë ta nxisë retorikën e vet, duke i shpallur heronj kriminelët e luftës, dhe të luaj me sentimentin, me ndjenjat e populli serb”.
“Vuçiq po luan me ndjenjat e serbëve, dhe po teston disponimin e ndërkombëtarëve. Ai shkon deri në një vijë të caktuar, kur i thonë stop, ai kthehet mbrapa. Ai thjesht luan me ndjenjat e popullit serb, dhe teston durimin e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kamberi./Klankosova.tv