Nata e katërt e protestës për Arlinda Zekajn, lëshohet audioja ku ajo kërkonte ndihmë nga polici Muqolli

Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima të dhunës.
Protestuesit e lëshuan edhe audion e incizimit, ku dëgjohet Arlinda duke i kërkuar ndihmë togerit Faruk Muqolli.
Ndryshe, protestuesit kanë kërkuar edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie politike, duke kërkuar edhe dorëheqje të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe, ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



