Katy Perry në hapësirë/ Këngëtarja, pjesë e ekuipazhit të parë vetëm me gra nga “Blue Origin”

Misioni i ardhshëm i fluturimit me ekuipazh nga kompania aeronautike Blue Origin në bordin e raketës së saj turistike, do të transportojë një ekuipazh vetëm me gra në hapësirë. Por ato nuk jane gra të rastëesishme, por personazhe të njohur të jetës publike. Këngëtarja Kate Perry, e fejuara e Jeff Bezos, ish gazetarja Lauren Sanchez, [...]Read More...

Katy Perry në hapësirë/ Këngëtarja, pjesë e ekuipazhit të parë vetëm me gra nga “Blue Origin”

Misioni i ardhshëm i fluturimit me ekuipazh nga kompania aeronautike Blue Origin në bordin e raketës së saj turistike, do të transportojë një ekuipazh vetëm me gra në hapësirë.

Por ato nuk jane gra të rastëesishme, por personazhe të njohur të jetës publike. Këngëtarja Kate Perry, e fejuara e Jeff Bezos, ish gazetarja Lauren Sanchez, prezantuesja Gayle King, astrofikizania Amanda Nguyen, shkencëtarja e NASA Aisha Bowe dhe Kerianne Flyn, nje producente kinematografike janë 6 të përzgjedhurat për në bordin e New Shepard.

Kapsula e ndërtuar nga kompania e miliarderit Jeff Bezos kryen fluturimin e saj të 11. Udhetimi do të zgjasë 10 minuta dhe do të transportojë 6 gratë e trajnuara paraprakisht përtej zones Karman, 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, e njohur ndryshe si pika ku ndahet atmosfera e planetit tonë me atë që ne quajmë hapësirë.

E fejuara e Bezos, Lauren Sánchez, ish prezantuesja e lajmeve që është gjithashtu pilotuese e mjeteve të transportit ajror, është ideuesja e misionit.

Katy Perry tha në një postim në rrjet se për të, udhëtimi në hapësirë është një ëndërr fëmijërie dhe për të është nder t’i bashkohet grupit të motrave qiellore.

Blue Origin nuk ka njoftuar një datë specifike për misionin, por paraprakisht njofton se raketa do të niset në pranverë. Kompania, e themeluar nga Bezos në vitin 2000, tha se ky është misioni i parë hapësinore me një ekuipazh tërësisht femëror, që prej fluturimit të vetëm të kozmonautës sovjetike Valentina Tereshkova në vitin 1963.

/ abcnews.al