E kërcënoi kryetarin e Sarajit për projektin e rrethrrotullimit, tani i kërkon falje publike

Personi që më herët kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, lidhur me projektin e rrethrrotullimit, ka kërkuar falje publike.
Në deklaratën e tij për gazetaren Fatime Koka, ai thotë se ishte keqinformuar lidhur me punimet dhe kishte kuptuar se kryetari do t’ia prishte objektin.
“Për çështjen e objektit kam qenë i keqinformuar se kryetari do të ma prishë objektin”, ka deklaruar ai.
Ai i ka kërkuar falje kryetarit Elmazi, administratës së Komunës dhe Këshillit Komunal.
Po ashtu, ka shprehur gatishmërinë që, nëse është në interes të qytetarëve, të tërheqë lokalin/objektin e tij për t’i hapur rrugë realizimit të projektit.
The post E kërcënoi kryetarin e Sarajit për projektin e rrethrrotullimit, tani i kërkon falje publike appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



