Këshilli i Sigurimit i Izraelit mblidhet për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës
Këshilli i Sigurisë i qeverisë izraelite do të mblidhet të hënën për të diskutuar për vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Ndërsa negociatorët izraelitë priten në Kajro, pas kontakteve që zyrtarët e qeverisë izraelite patën në Jerusalem me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Rubio, i cili pritet sot në Arabinë Saudite, synonte të demonstronte një front [...]Read More...

Këshilli i Sigurisë i qeverisë izraelite do të mblidhet të hënën për të diskutuar për vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.
Ndërsa negociatorët izraelitë priten në Kajro, pas kontakteve që zyrtarët e qeverisë izraelite patën në Jerusalem me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Rubio, i cili pritet sot në Arabinë Saudite, synonte të demonstronte një front të bashkuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kundër armiqve të përbashkët.
” Hamasi nuk mund të mbetet një forcë ushtarake apo qeveritare, ai duhet të eliminohet,” theksoi Sekretari amerikan i Shtetit Rubio.