Këshilli Komunal i Dibrës i jep dritë jeshile fabrikës së re të Knauf, 14 vota pro dhe vetëm një kundër

Këshilli i Komunës së Dibrës ka votuar sot për çështjen që lidhet me planet për fabrikën e re të kompanisë Knauf në Dibër, për të cilën InfoShqip kishte raportuar ditë më parë.
Nga gjithsej 15 këshilltarë, 14 votuan pro dhe vetëm një kundër. I vetmi që votoi kundër ishte Bardhyl Skara.
Këshilltarët që votuan Pro janë: Afrim Kërkuti, Altina Canebafto, Krenar Sllova, Beqir Lata, Nazmi Tollumi, Artin Spahiu, Valdrin Delishi, Fatjona Dema, Dërgim Kaja, Bekim Imeri, Arbnesha Pocesta, Adem Idrizovski, Silas Muslioski dhe Muharem Imerovski.
Planet për investimin e ri të Knauf janë bërë publike edhe më herët. Në janar, kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, vizitoi selinë e kompanisë në Iphofen të Gjermanisë, ku ndër temat e diskutuara ishte edhe ndërtimi i një fabrike të re me kapacitete më të mëdha prodhuese. Investimi i planifikuar është vlerësuar në rreth 44 milionë euro.
Çështja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të ndikimit të mundshëm në mjedis dhe lokacionit të planifikuar në qendër të qytetit të Dibrës. Për këtë arsye, mbetet me rëndësi që publikut t’i bëhen të qarta vlerësimet mjedisore dhe masat e parashikuara për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.
Me votimin e sotëm, vendimi mori 14 vota pro dhe vetëm një kundër, duke shënuar mbështetje pothuajse unanime në Këshillin e Komunës së Dibrës. /InfoShqip.com
The post Këshilli Komunal i Dibrës i jep dritë jeshile fabrikës së re të Knauf, 14 vota pro dhe vetëm një kundër appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



