Këtë fundjavë, Xhaka u jep fund paraqitjeve në Superligë
Mësohet se superliga e Zvicrës këtë fundjavë do të humb dy ikona. Taulant Xhaka dhe Fabian Frei do të pensionohen nga futbolli aktiv, përcjell albinfo.ch. Elita e futbollit zviceran dhe Baseli, do të përshëndetet me dy futbollistë, personaliteti i të cilëve është vlerësuar shumë. Që të dy së bashku kanë zhvilluar afro 800 ndeshje në […] The post Këtë fundjavë, Xhaka u jep fund paraqitjeve në Superligë appeared first on Albinfo.

Mësohet se superliga e Zvicrës këtë fundjavë do të humb dy ikona. Taulant Xhaka dhe Fabian Frei do të pensionohen nga futbolli aktiv, përcjell albinfo.ch.
Elita e futbollit zviceran dhe Baseli, do të përshëndetet me dy futbollistë, personaliteti i të cilëve është vlerësuar shumë.
Që të dy së bashku kanë zhvilluar afro 800 ndeshje në Superligë.
Xhaka e ka kaluar gjithë karrierën te Baseli, përveç një huazimi të shkurtër që e pati te Grasshopperi, ndërsa Frei ka vendosur rekorde.
Në total, Xhaka dhe Frei kanë 950 paraqitje për Baselin.
Xhaka në fundjavë do të largohet si kampion i Zvicrës për këtë edicion, ku ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje.
Mesfushori 34-vjeçar me Baselin ka fituar shtatë tituj dhe tri Kupa të Zvicrës. Kupën e Zvicrës, Xhaka e ka të fituar edhe me Grasshopperin.
Ndeshjen e fundit në elitën zvicerane, Baseli e luan të shtunën në shtëpi ndaj Luzernit.
The post Këtë fundjavë, Xhaka u jep fund paraqitjeve në Superligë appeared first on Albinfo.