Këto janë ushqimet që ju duhen për të pastruar sistemin tretës

Për shumë njerëz të kujdesesh për veten do të thotë të vishesh me tendencat e fundit, të bësh trajtime bukurie apo të ndryshosh modelin e flokëve çdo muaj. Por mos harroni se ajo që pasqyrojmë jashtë është rezultat i asaj që fsheh nga brenda organizmi. Sipas ekspertëve të shëndetit, shëndeti i mirë nis me sistemin […] The post Këto janë ushqimet që ju duhen për të pastruar sistemin tretës appeared first on Konica.al.

Këto janë ushqimet që ju duhen për të pastruar sistemin tretës

Për shumë njerëz të kujdesesh për veten do të thotë të vishesh me tendencat e fundit, të bësh trajtime bukurie apo të ndryshosh modelin e flokëve çdo muaj. Por mos harroni se ajo që pasqyrojmë jashtë është rezultat i asaj që fsheh nga brenda organizmi.

Sipas ekspertëve të shëndetit, shëndeti i mirë nis me sistemin tretës i cili shërben si mburojë për organizmin. Ai është i lidhur direkt me trurin, por edhe me shëndetin e përgjithshëm: duke shkaktuar si rrjedhojë: ankth, luhatje të humorit, probleme me lëkurën, , infeksione të shpeshta, madje dhe diabet. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni rëndësi detoksikimit të zorrës së trashë. Dhe për ta bërë këtë të fundit, ju mjaftojnë ushqimet e mëposhtme:

Perimet me gjethe jeshile: Spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile dhe ajo Caesar, lakra e Brukselit dhe selinoja janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili eliminon bakteret e akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.

Hudhra: Hudhra ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e sistemit tretës. Ka veti antivirale, antibakteriale dhe anti-parazitare, të cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë.

The post Këto janë ushqimet që ju duhen për të pastruar sistemin tretës appeared first on Konica.al.