Klajdi Musabelliu zbulon historinë e dashurisë
I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu. Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja disa javë më parë duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës […]

I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu.
Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja disa javë më parë duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të na treguar disa plane rreth karrierës së tij në të ardhmen.
Përsa i përket lojës së tij në BBV dhe mundësisë për t’u rikthyer, Klajdi u shpreh si më poshtë:
Lei: E mendove se çfarë strategjie do të kishe? Nëse do të kishe një plan, ose një shans të dytë, çfarë strategjie do përdorje ti dhe me kë do rrije ti në atë shtëpi?
Klajdi: E mendova, nuk mendova asnjë strategji. Mendova do isha pak më i çelur. Domethënë me më shumë humor, me më shumë batuta, me më shumë këngë. Sigurisht, do isha marrë më shumë me Rozanën, por jo duke e sulmuar. Duke qenë se ajo më nxorri në pah atë karagjozin që unë kam brenda, do kisha bërë një aleancë jo për lojë, por për të nxjerrë personazhet që kemi pozitivë brenda.
Me daljen e tij nga Big Brother, Klajdi u rikthye në tregun muzikor me këngën “E bukur”. Si e ka pritur publiku?
Reaksioni është shumë pozitiv. Të gjitha vajzat e pëlqejnë, përveç se asaj që unë ja kam dedikuar. Unë kam fituar zemrën e çdo vajze. Vetëm të asaj që dua unë, s’e kam fituar. Nuk e kam bërë publike. Kënga i ka pëlqyer, por nuk po i pëlqej unë. Ka 10 vjet që unë këtë vajzën po e pëlqej, por ajo nuk e kupton që unë e pëlqej, ose nuk do që ta kuptojë./ TAR