Konflikti Izrael-Iran, Putin paralajmëron Trump: Mos hyni në luftë, do destabilizioni Lindjen e Mesme

Rusia i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos mendojnë fare për mbështetjen e fushatës së bombardimeve të Izraelit kundër Iranit, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në ditën e gjashtë. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e [...]Read More...

Konflikti Izrael-Iran, Putin paralajmëron Trump: Mos hyni në luftë, do destabilizioni Lindjen e Mesme

Rusia i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos mendojnë fare për mbështetjen e fushatës së bombardimeve të Izraelit kundër Iranit, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në ditën e gjashtë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme.

Ryabkov, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Interfax, tha se Rusia po i paralajmëron Shtetet e Bashkuara që të mos i ofrojnë një ndihmë të tillë Izraelit ose as ta marrin në konsideratë atë. Ai shtoi se Kremlini është në kontakt si me Izraelin ashtu edhe me Iranin. Gjithashtu, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR të Rusisë, Sergei Naryshkin, tha se situata midis Iranit dhe Izraelit është kritike.

Paralajmërimi i ashpër erdhi ndërsa zyrtarët amerikanë treguan se Irani ka 24 deri në 48 orë kohë për t’u dorëzuar dhe për t’u shpëtuar nga sulmi i SHBA-së, ndërsa Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në luftën e Izraelit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se dy ditët e ardhshme do të jenë kritike për të parë nëse Uashingtoni dhe Teherani mund të gjejnë një zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme.

Trump postoi dje në Truth Social se e di se ku fshihet Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei, por nuk do të niste një sulm ndaj tij “ende”, pastaj i bëri thirrje Teheranit të “dorëzohet pa kushte”.

Khamenei u përgjigj sot se Teherani “nuk do të dorëzohet kurrë”.

“Ky komb nuk do t’i dorëzohet askujt përballë imponimit”, tha ai në komentet e tij të para televizive që kur Izraeli nisi sulmin e tij të papritur të premten.

Khamenei iu referua gjithashtu deklaratave të fundit të Trump, duke thënë se “njerëzit e zgjuar që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flisnin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese”.

“Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”, shtoi ai. Khamenei tha se Izraeli bëri një “gabim të madh” me fushatën e tij, duke u zotuar se do të “ndëshkohej”. / abcnews.al