Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026

Festivali i filmit Kino Kosova do të rikthehet për edicionin e tij të shtatë, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 13 shtator 2026 në Bernë. Organizatorët premtojnë një program të larmishëm me filma të përzgjedhur nga Kosova, Koreja e Jugut, Zvicra dhe vende të tjera, të shoqëruar me diskutime publike, takime me artistë, ekspozitë dhe mbrëmje kulturore.
Qëllimi i festivalit mbetet krijimi i një hapësire ku kineastë, artistë dhe mysafirë nga vende të ndryshme takohen për dialog dhe shkëmbim kulturor përmes artit të filmit.
Hapja e festivalit
Ceremonia e hapjes do të mbahet të mërkurën, 9 shtator 2026, në Turnhalle im PROGR (Speichergasse 4, 3011 Bern).
Programi i mbrëmjes:
20:00 – Hapja zyrtare dhe programi me filma të shkurtër
Programi i plotë i festivalit dhe informacionet shtesë janë të disponueshme në faqen zyrtare të Kino Kosova.
The post Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



