Rama: Protestat janë kurth i ngritur që kërkon gjak

Rama: Protestat janë kurth i ngritur që kërkon gjak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se protestat në Shqipëri janë kurth i ngritur që kërkon gjak.

“Jam përpjekur të mos përfshihem, por të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Kërkohet gjak”, është shprehur Rama në një video-live të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se e njeh mirë historinë e bulevardit, duke kujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit.

“Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë. I kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën më 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike, tek-tuk në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion, nuk u hodh asnjë molotov dhe nuk u dëmtua e as u dogj askush nga forcat e rendit”, ka deklaruar kreu i qeverisë.

Rama ka pranuar se dëmet e shkaktuara nuk janë të vogla, por ka shtuar se ato do të riparohen.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.