Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi

Në vitin 2021 ai u dënua me tetë vjet burg për tentativë vrasje me dashje. Tani, dënimi i është ulur në 6 vjet e dy muaj The post Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi appeared first on Albinfo.

Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi

Pothuajse saktësisht dhjetë vjet më parë, një person në Olten kishte qëlluar një person tjetër dhe plumbi i kishte përshkuar kokën. Gjykata më e lartë tashmë ka konfirmuar një vendim fajësie për sulmuesin, por ka ulur ndjeshëm dënimin.

Dhjetë vjet më parë, më 24 janar, u shkrepën të shtëna armësh para një lokali në Olten gjatë një përleshje fizike: Kosovari  pothuajse 43-vjeçar plagosi një person, 17 vjet më të ri, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2021 ai u dënua me tetë vjet burg nga gjykata e Qarkut Olten-Gösgen për tentativë vrasje me dashje.

Kosovari i cili kërkoi shpalljen e pafajësisë, apeloi ndërsa prokuroria publike bëri një ankesë të kundërt. Kështu u zhvillua gjykimi në gjykatën e lartë.

Në atë kohë, të dy kishin këmbyer sharje të rënda mes vete. Sipas prokurorisë, pasi janë shtyrë, kosovari ka shkuar pas tjetrit dhe ka qëlluar me pistoletë nga pak metra larg.

Sipas viktimës, më pas ai kishte ndier diçka të ngrohtë në kokë, qe kthyer dhe kishte parë sulmuesin duke i drejtuar sërish armën, shkruan Solothurner Zeitung. Ai ishte përpjekur ta shmangte këtë. Në aktakuzë thuhet se një person i tretë më pas e ka goditur viktimën disa herë me shkop.

U arratis jashtë vendit dhe falsifikoi pasaportën

Dorasi pastaj ka ikur jashtë shtetit. Kur ai u rikthye në vend dhe u arrestua muaj më vonë, ai mbante pasaportën e tij me një vulë të falsifikuar që bënte të dukej sikur të kishte qenë në Kosovë në kohën e krimit.

Pas krimit, viktima është dërguar në spitalin e Oltenit dhe është trajtuar, i është qepur plaga në kokë. Ai nuk ishte në gjendje të punonte për një javë.

Dorasi nuk ka bërë asnjë deklaratë në gjykatën e lartë. Ndërkohë, për këtë qëllim janë intervistuar individualisht katër mjekë. Nga njëra anë, dy që e kishin trajtuar viktimën në atë kohë dhe nga ana tjetër, dy nga mjekësia ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Bazelit.

Qëllimi ishte të sqaroheshin pikat e diskutueshme. Nëse lëndimi në të vërtetë kishte ardhur nga një goditje me armë apo një goditje me mjet tjetër. Nëse gjakderdhja ka ndodhur si pasojë e lëndimit apo vetëm gjatë qëndrimit më të gjatë në “shok dhomë” të qendrës së urgjencës.

Si u shkaktua plaga?

Lloji i lëndimit u diskutua në detaje gjatë procesit. Në atë kohë, ajo u përshkrua si një plagë e konsiderueshme, disa centimetra e gjatë dhe gjysmë centimetri e thellë, përcjell albinfo.ch. Të gjithë mjekët thonë se lëndimi kishte më shumë gjasa të ishte një plagë me armë zjarri.

Avokati i dorasit ka kritikuar vendimin e gjykatës më të ulët si një “skandal”. Ai u përpoq herë pas here të theksonte se të gjithë ishin bindur që në fillim se ishte një goditje nga larg, sepse mjekët e ndihmës e kishin raportuar tashmë mbërritjen e pacientit në atë mënyrë.

Ndërkaq, katër ekspertët treguan me përgjigje të bazuara se kishin bërë një vlerësim objektiv dhe faktik. Strategjia e avokatit ishte gjithashtu t’u bënte thirrje “autoriteteve” për të ndihmuar, për shembull duke përgatitur dy raporte private nga ekspertë autoritativë (për një total prej 12200 frangash, të cilat tani duhej t’i paguante shteti).

Avokati është shfaqur edhe mjaft agresiv. Por ai kishte edhe argumente si: Përse nuk u gjet asnjë pikë plumbi. As arma nuk u gjet. U zbuluan shumë pak gjurmë tymi. Mungon një motiv.

Prandaj, ai ka kërkuar lirim të plotë. Prokurori nga ana e tij, i cili mori përsipër këtë çështje vetëm disa vite më parë, vuri në dukje deklaratat e besueshme të viktimës, transmeton albinfo.ch. Ai e ka identifikuar fajtorin si autor që nga një foto në spital. Disa dëshmitarë, duke përfshirë një shofer taksie të pa përfshirë, kanë konfirmuar se të shtënat me të vërtetë janë shkrepur.

Armët dhe gëzhojat janë asgjësuar nga dorasi.

Prokurori ka kërkuar 11 vjet e 9 muaj burgim dhe masë parandaluese. Trupi gjykues ka konfirmuar në thelb vendimet e fajësisë. Dënimi me burg është “vetëm” 6 vjet e 2 muaj. Meqenëse procesi kishte qëndruar pezull për një kohë të gjatë, është marrë parasysh një zbritje prej 24.5 muajsh. Dorasi, kryefamiljar, i cili prej 30 vitesh jeton në Zvicër, është pa dyshim fajtor.

Aktgjykimi ende mund të apelohet në Gjykatën Federale.

The post Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi appeared first on Albinfo.