KQZ thyen rekord/ Për herë të parë në pesë palë zgjedhje, që vonohet kaq shumë certifikimi i rezultatit zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë datë specifike se kur mund të bëhet certifikimi i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti, raporton FrontOnline. Ndonëse, rezultatet përfundimtare janë shpallur, KQZ është duke pritur ‘’drit ën e gjelbërt’’ nga vendimet e institucioneve tjera që merren me ankesat dhe parashtesat e subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë datë specifike se kur mund të bëhet certifikimi i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti, raporton FrontOnline.
Ndonëse, rezultatet përfundimtare janë shpallur, KQZ është duke pritur ‘’drit ën e gjelbërt’’ nga vendimet e institucioneve tjera që merren me ankesat dhe parashtesat e subjekteve politike rreth procesit zgjedhor.
Ndonëse, KQZ nuk ka akoma datë për certifikimin e rezultatit zgjedhor, kjo e bën që megjithatë ky institucion ta thyej një ‘’rekord’’, duke u vonuar në pesë pale zgjedhje me certifikimin e rezultateve.
Elezi tregon kur bëhet certifikimi i rezultateve nga KQZ
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FrontOnline ka sqaruar se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave dhe janë duke pritur vendimet e institucioneve tjera.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025’’, ka thënë ai për FrontOnline.
Sipas tij, KQZ do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.
‘’ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare” deklaroi Elezi.
Ish-anëtari i KQZ-së: Për herë të parë në këto pesë palë zgjedhje që u zgjatë kaq shumë cerifikimi i rezultateve
Fadil Maloku, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për FrontOnline se është hera e parë në pesë palë zgjedhje që të vonohet kaq shumë certifikimi i rezultateve zgjedhore.
‘’Për herë të parë ka ndodhur e që ky është edhe rekord që në këto pesë palë zgjedhje të vonohet kaq shumë certifikimi’’ thotë ai.
Maloku e quan neglizhuese procesin e certifikimit të rezultateve zgjedhore.
‘’Është e vërtetë se është një lloj neglizhimi. Kjo çështja e zgjatjes së certifikimit’’ potencon Maloku.
Ai nuk e mohon mundësinë që kjo mund të jetë edhe taktikë e partive politike.
‘’Kjo ka të bëjë ndoshta me taktizimet dhe strategjinë e re të subjekteve politike për të krijuar Qeverinë e re’’ deklaroi ish-anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku.