Krejt çka dihet për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Vushtrri
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Një i ri ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër u arrestua për këtë akt. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri. Zëdhënësi i Policisë për

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Një i ri ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër u arrestua për këtë akt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.
“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka deklaruar Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:35 minuta.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka thënë Zahiti.