KRU “Gjakova” me apel për kryerje të pagesës, për t’iu shmangur shkyçjes
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët që janë njoftuar më herët dhe nuk i janë përgjigjur obligimeve të tyre financiare, se do të jenë objekt i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit, në të gjithë zonën e shërbimit. Me anë të një postimi në Facebook, kompania thekson se janë shfrytëzuar të gjitha procedurat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët që janë njoftuar më herët dhe nuk i janë përgjigjur obligimeve të tyre financiare, se do të jenë objekt i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit, në të gjithë zonën e shërbimit.
Me anë të një postimi në Facebook, kompania thekson se janë shfrytëzuar të gjitha procedurat administrative paraprake dhe se për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve, aksioni po vazhdon pa përjashtim.
“Ftojmë edhe njëherë të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre sa më parë dhe të shmangin shkyçjen nga shërbimi”, thuhet tutje në njoftim.