Kryeministri suedez: Të shtënat në shkolla janë më të këqijat në historinë e vendit
Kryeministri suedez Ulf Kristersson e quajti të shtënat në shkollë, që vranë të paktën dhjetë persona të martën, më të keqijat në historinë e vendit. “Sot ne dëshmuam dhunë brutale vdekjeprurëse kundër njerëzve krejtësisht të pafajshëm. Kjo është vrasja masive më e keqe në historinë suedeze”, tha Kristerson në një konferencë për shtyp. “Është e [...]Read More...

Kryeministri suedez Ulf Kristersson e quajti të shtënat në shkollë, që vranë të paktën dhjetë persona të martën, më të keqijat në historinë e vendit.
“Sot ne dëshmuam dhunë brutale vdekjeprurëse kundër njerëzve krejtësisht të pafajshëm. Kjo është vrasja masive më e keqe në historinë suedeze”, tha Kristerson në një konferencë për shtyp.
“Është e vështirë të kuptosh shkallën e asaj që ndodhi sot… Ajo që thjesht nuk duhet të kishte ndodhur – ndodhi,” shtoi ai.
Kristerson i bëri thirrje kombit që të ndihmojë policinë në hetimin e të shtënave.
Policia suedeze më herët tha se rreth dhjetë persona u vranë nga të shtënat në shkollën Campus Risbergska në Orebro, një qytet që ndodhet 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Zyrtarët thanë se ata besonin se sulmuesi ishte në mesin e të vdekurve dhe nuk prisnin sulme shtesë. Ata shtuan se sulmuesi ka vepruar i vetëm, por ende nuk dihet motivi i sulmit./abcnews.al