Kurti: Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit

“Sot nuk jemi mbledhur këtu vetëm për të dhënë një lajm, por së bashku po hapim një kapitull të ri për sportet elektronike në vendin tonë. Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit, përmes angazhimit të secilit prej jush, ka arritur një sukses të madh – të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian

Kurti: Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit

“Sot nuk jemi mbledhur këtu vetëm për të dhënë një lajm, por së bashku po hapim një kapitull të ri për sportet elektronike në vendin tonë.

Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit, përmes angazhimit të secilit prej jush, ka arritur një sukses të madh – të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Esports përgjatë këtij viti”, kështu u shpreh kryeministri Kurti në hapjen e ngjarjes së organizuar në Prishtina Tech Park, duke njoftuar për organizimin e Kampionatit Evropian të Esports në Kosovë.

Në këtë ngjarje kryeministri Kurti mori pjesë bashkë edhe me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.“Ky kampionat do të sjellë në Prishtinë Counter-Strike 2 dhe Dota 2, me mbi 250 garues nga 45 shtete. Këtu, në zemër të Kosovës, do të kemi lojtarët më të mirë nga e gjithë Evropa, të cilët deri dje i kemi parë vetëm nëpër ekranet tona, e tani do t’i shohim live duke garuar në vendin tonë”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se kjo ngjarje e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është rezultat i angazhimit edhe të përbashkët, edhe të fuqishëm, edhe të vazhdueshëm.Më tej, ai shprehu se Kosova nuk është vetëm nikoqire e mirë, por edhe lojtare e fortë.

“Ne tashmë kemi treguar se dimë të luajmë në ligën e të mëdhenjve – me Bad News Eagles që kanë bërë histori me tri pjesëmarrje në Major, dhe përfaqësuesen e Kosovës në Dota 2, që arriti në Top 3-she në Kampionatin Botëror 2021.

”Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri tha se përveçse tri arsyeve pse kjo është ngjarje e madhe për vendin tonë, po jap edhe tri porosi të thjeshta, “Për lojtarët – vazhdoni të stërviteni dhe të përmirësoheni. Ju jeni e ardhmja e Esports-it në Kosovë por njëkohësisht edhe ambasadorët tanë në arenën ndërkombëtare. Për komunitetin – vazhdoni të mbështesni dhe ta frymëzoni këtë skenë, dhe për organizatorët – keni mbështetjen tonë të plotë dhe ju dëshiroj shumë suksese”, tha Kurti.