Kushtet e Putin për paqe/ Administratë e përkoshme ndërkombëtare dhe zgjedhje të reja në Ukrainë

Vladmir Putin tregoi edhe njëherë tjetër se ai nuk është i interesuar për paqe. Kreu I Kremlinit ka deklaruar se nuk mund të ketë një marrëveshje paqeje mes Ukrinës dhe Rusisë, deri sa Kievi të zgjedhë një qeveri të re duke e quajtur qeverinë aktuale jo legjitime. Presidenti Rus sugjeroi që Ukraina të vendosjet nën [...]Read More...

Kushtet e Putin për paqe/ Administratë e përkoshme ndërkombëtare dhe zgjedhje të reja në Ukrainë

Vladmir Putin tregoi edhe njëherë tjetër se ai nuk është i interesuar për paqe. Kreu I Kremlinit ka deklaruar se nuk mund të ketë një marrëveshje paqeje mes Ukrinës dhe Rusisë, deri sa Kievi të zgjedhë një qeveri të re duke e quajtur qeverinë aktuale jo legjitime.

Presidenti Rus sugjeroi që Ukraina të vendosjet nën formën e një administrate të përkohshme ndërkombëtare që do të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje dhe nënshkrimin e një marrëvesheje për paqe të qëndrueshme.

Komentet e Vladimir Putin erdhën teksa kreu i Kremlinit vizitoi flotën Veriore nv Murmansk.  Ky eshtë vetëm një nga opsionet, por unë nuk po them se nuk ka opsione të tjera tha Putin.

Vladimir Putin u shpreh se administrata e përkohshme ndërkombëtare që ai kërkon të vihet në Ukrainë mund të mbikqyret nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Vendet Europiane dhe Perëndimore si dhe ato që ai I quajti partnerë dhe Miq të Rusisë.

Putin tha se nepermjet ketij hapi Ukriana do te kishte sipas tij nje qeveri demokratike qe me pas mund te negocione me Mosken nje traktat Paqeje.

Prej Kohesh Vladimir Putin ke deklaruar se autoritetet aktuale te Ukraines nuk jane partnere legjitim per negociata sepse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vazhduar të qëndrojë në pushtet edhe pas përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar. Zgjedhjet në Ukrainë duhej të mbaheshin në maj të vitit 2024, por aktivizimi I ligjit ushtarak per shkak te luftes nuk e lejon dicka te tille. Pergjate kesaj kohe sipas Kushtetutes Ukrainase Volodymir Zelensky vijon te jete president legjitim I vendit te tij.

Vladimir Putin deklaroi nga Murmansk se Ushtria e tij po leviz me kujdes drejt permbushjes se te gjithe qellimeve te tyre.

Kreu I Kremlinit tha gjithashtu se beson që presidenti amerikan, Donald Trump, sinqerisht dëshiron që t’i japë fund konfliktit dhe kërkesa e Trumpit për bisedime direkte mes negociatorëve të SHBA-së dhe Rusisë tregoi se Kreu I Shtepise  dëshiron paqe.   Me heret ne vijimesine e marrdhenieve te tensionura mes Washingtonit dhe Kievit edhe Donald Trump ishte shprehur se Zelensky ishte jo legjitim dhe se duhet te kishte zgjedhje te reja ne Ukriane.

Marco Rubio, Sekretari Amerikan I Shtetit tha kete te enjte se  eshte heret qe te kete bisedime te nivelit te larte me Rusine.  “Ka shumë punë që duhet bërë me të dy palët, veçmas me palën ruse, me të cilën ne nuk kemi biseduar për vite të tëra”, deklaroi se kretari Amerikan I Shtetit.

Deklaratat me te funit nga Vladimir Putin  vijnë pas bisedimeve të mbajtura në Paris nga shtetet perendimore që e mbështesin Ukrainën mbi mënyrat se si të forcohet pozicioni i Kievit brenda dhe jashtë fushëbetejës.