Ky është plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është një vend tipik për pushime verore

Welcome to Kosova Today

Faqja e internetit Beachatlas së fundmi zgjodhi plazhet më të mira në botë. Vendin e parë e ka zënë plazhi në ishullin Bora Bora, i cili nuk është një surprizë e madhe për ata që patën fatin të shkelin në këtë parajsë mbi tokë Kur shikoni listën e njëqind plazheve të renditura, të bie në […] The post Ky është plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është një vend tipik për pushime verore appeared first on Sinjali.

Ky është plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është një vend tipik për pushime verore

Faqja e internetit Beachatlas së fundmi zgjodhi plazhet më të mira në botë.

Vendin e parë e ka zënë plazhi në ishullin Bora Bora, i cili nuk është një surprizë e madhe për ata që patën fatin të shkelin në këtë parajsë mbi tokë

Kur shikoni listën e njëqind plazheve të renditura, të bie në sy plazhi më i mirë në Evropë.

Ky, siç mund të pritet, nuk është ndonjë xhevahir në Mesdhe, në brigjet, për shembull, të Spanjës apo të Greqisë, por një plazh ku është e ndaluar të hysh në ujë.

Është plazhi Reynisfjara në Islandë, i njohur për rërën e zezë dhe guralecët. Në pjesën e bregut, që lidh peizazhin vullkanik me Oqeanin Atlantik, gjenden kolona impozante bazalti, për këtë arsye nuk jemi aspak të befasuar që në këtë lokacion janë filmuar skena nga seriali “Game of Thrones”, transmeton Telegrafi.

Në listën e plazheve më të mira evropiane përfshihet edhe ai në liqenin e Lucernit, i cili është pjesë përbërëse e folklorit zviceran, si dhe plazhi Elia në Mykonos, i cili njihet si një vend i njohur për turistët homoseksualë, raporton Time Out.

10 plazhet më të mira në Evropë:

▪ Reynisfjara, Islandë
▪ Plazhi Omaha, Francë
▪ Cap d’Agde, Francë
▪ Plazhi i Liqenit të Lucernit, Zvicër
▪ Plazhi Barceloneta, Spanjë
▪ Playa d’en Bossa, Spanjë
▪ Plazhi Elia, Greqi
▪ Bacvice, Kroaci
▪ Praia Dona Ana, Portugali
▪ Plazhi Paraga, Greqi.

/GazetaSinjali/

The post Ky është plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është një vend tipik për pushime verore appeared first on Sinjali.

Sisteme Online Programime
Programing Online