Ramë Lahaj tërheq interesim të madh në Cyrih, 95% e vendeve premium janë shitur

Cyrih është ndalesa e parë e turneut ndërkombëtar „PASSION & ORIGIN” të tenorit kosovar Ramë Lahaj, koncerti i të cilit në “Kongresshaus Zürich” ka zgjuar interesim të madh.
Sipas njoftimit të artistit, 95 për qind e vendeve premium janë shitur, ndërsa një numër i kufizuar biletash mbetet ende në dispozicion për koncertin e 10 tetorit.
Lahaj do të ngjitet sotne në skenë së bashku me ARMA Ensemble, për të interpretuar një repertor që përfshin muzikë shqiptare, këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.
Përmes këtij turneu, tenori synon ta prezantojë muzikën shqiptare përtej kufijve, duke e sjellë atë para publikut shqiptar në diasporë dhe audiencës ndërkombëtare.
Pas koncertit në Cyrih, turneu „PASSION & ORIGIN” do të vazhdojë në Düsseldorf, Vjenë dhe Toronto.
Koncerti mbahet më sotne më 10 tetor 2026, në orën 20:00, në sallën Kongresssaal të Kongresshaus Zürich.
Biletat mund të rezervohen përmes faqes zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com.
The post Ramë Lahaj tërheq interesim të madh në Cyrih, 95% e vendeve premium janë shitur appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



