Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse kjo do të kontribuonte.
Ajo ka thënë se nuk do të hezitonte ta ndërmerrte këtë hap nëse do të kishte ndikim.
“Po te konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim unë do të kisha dhënë dorëheqje… Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”.
“Nuk është momenti”, tha Gërvalla, raporton Klan Kosova.
Gërvalla është përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.
The post Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



