Dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmned Hoxha ka dhënë dorëheqje, pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj.
Kryeministri Kurti ka njoftuar se pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ai këtë njoftim e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Kurti.
Dorëheqja e Gazmend Hoxhës pason lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj. Dorëheqje u kërkuan edhe nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, por që këta të fundit refuzuan një veprim të tillë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



