Lajçaku ligjëroi në Itali për dialogun Kosovë-Serbi

Mësohet se ish- emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar në X të enjten se ka ligjëruar për këtë çështje në Firencë të Italisë, përcjell albinfo.ch.  Këtë vit përfundoj mandati i Lajçakut si emisar, pas gati pesë vjetësh në krye të dialogut. Vetë Lajçaku në përshëndetje nga detyra e pati theksuar […] The post Lajçaku ligjëroi në Itali për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albinfo.

Lajçaku ligjëroi në Itali për dialogun Kosovë-Serbi

Mësohet se ish- emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar në X të enjten se ka ligjëruar për këtë çështje në Firencë të Italisë, përcjell albinfo.ch. 

Këtë vit përfundoj mandati i Lajçakut si emisar, pas gati pesë vjetësh në krye të dialogut. Vetë Lajçaku në përshëndetje nga detyra e pati theksuar Marrëveshjen e Ohrit, si një prej të arriturave gjatë udhëheqjes së tij. Megjithatë, kjo marrëveshje ende s’ka gjetur zbatim.

Lajçaku pati udhëhequr dialogun prej prillit të 2020-s me mandat fillimisht njëvjeçar, por që u vazhdua disa herë.

Në vendin e tij tani emisar është danezi Peter Sorensen.

The post Lajçaku ligjëroi në Itali për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albinfo.