LDK: Nesër në orën 10:00, deputetët do të jenë prezent në Kuvend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se deputetët e LDK-së do të jenë prezent në Kuvend nesër, më 17 prill, nga ora 10:00, duke ftuar edhe të gjithë deputetët e certifikuar dhe partitë parlamentare të marrin pjesë në këtë seancë. LDK-ja gjithashtu ka kërkuar nga kabineti qeveritar që, sipas […] The post LDK: Nesër në orën 10:00, deputetët do të jenë prezent në Kuvend appeared first on Albinfo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se deputetët e LDK-së do të jenë prezent në Kuvend nesër, më 17 prill, nga ora 10:00, duke ftuar edhe të gjithë deputetët e certifikuar dhe partitë parlamentare të marrin pjesë në këtë seancë.
LDK-ja gjithashtu ka kërkuar nga kabineti qeveritar që, sipas saj, funksionon në mënyrë paradoksale duke pretenduar dorëheqje por duke mbajtur ende mbledhje dhe duke marrë vendime, që të dorëhiqet zyrtarisht dhe dorëheqjet t’i deponojë në Kuvend, shkruan albinfo.ch.
“Betimi i deputetëve ndodhë! Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon! Logjika dhe demokracia triumfojnë!” thuhet në komunikatë, duke theksuar se çdo zvarritje shtesë është vetëm një kalkulim politik me qëllim të dëmtimit të demokracisë dhe rendit kushtetues.
LDK thotë se mbajtja e kësaj seance do të ndihmojë në identifikimin e qartë të atyre që po bllokojnë institucionet dhe po shkelin rregullat dhe Kushtetutën e vendit, transmeton albinfo.ch.
The post LDK: Nesër në orën 10:00, deputetët do të jenë prezent në Kuvend appeared first on Albinfo.