Lekaj: Nuk jemi ftuar nga Kurti, tek Konjufca shkojmë në takim
Lekaj: Nuk jemi ftuar nga Kurti, tek Konjufca shkojmë në takim Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se partia e tij ka marrë ftesë nga z. Konjufca dhe do të marrë pjesë në takimin e tij, ndërsa ka theksuar se nuk ka marrë asnjë ftesë për takim nga kryeministri

Lekaj: Nuk jemi ftuar nga Kurti, tek Konjufca shkojmë në takim
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se partia e tij ka marrë ftesë nga z. Konjufca dhe do të marrë pjesë në takimin e tij, ndërsa ka theksuar se nuk ka marrë asnjë ftesë për takim nga kryeministri Albin Kurti.
“Nga informatat që kam, ne si AAK nuk kemi marrë asnjë ftesë për takim nga z. Kurti. Megjithatë, kemi marrë ftesë nga z. Konjufca dhe do të marrim pjesë në takim,” tha Lekaj.
Ai theksoi gjithashtu se qëndrimi i AAK-së është i qartë dhe nuk ka ndryshuar:
“Derisa AAK ka qenë dhe mbetet kundër bashkëpunimit me z. Kurti, ky qëndrim nuk do të ndryshojë, edhe nëse do të ketë një ftesë nga kryeministri Kurti’’, përfundoi Lekaj