Lenny Kravitz prezanton albumin e ri

Welcome to Kosova Today

“Blue Electic Light” në Meksikën e dashur të artistit. Lenny Kravitz ka prezantuar albumin e tij të ardhshëm “Blue Electric Light” në Meksikë. Këngëtari amerikan ka rrëfyer dashurinë e tij të madhe për vendin. Kënga e re e Kravitz titullohet “Human”, me një përzierje mes rock, funk dhe pop, e cila i paraprin albumit të tij të 12-të në studio […]

Lenny Kravitz prezanton albumin e ri

“Blue Electic Light” në Meksikën e dashur të artistit.

Lenny Kravitz ka prezantuar albumin e tij të ardhshëm “Blue Electric Light” në Meksikë. Këngëtari amerikan ka rrëfyer dashurinë e tij të madhe për vendin.

Kënga e re e Kravitz titullohet “Human”, me një përzierje mes rock, funk dhe pop, e cila i paraprin albumit të tij të 12-të në studio që do të publikohet më 24 maj. Kënga e re pason “TK421”, e lëshuar në tetor 2023, e cila ishte një homazh për “Star Wars” dhe “Boogie Nights”, siç tha artisti.

Kënga “Human” ka të bëjë me përmirësimin e gjithçkaje në jetën e secilit, duke e çuar në një nivel tjetër. Kravitz  tha se i pëlqen të vizitojë Meksikën dhe se është i gatshëm të bëjë turne në vendin e Amerikës Latine.

Linku: https://www.forbes.com/sites/stevebaltin/2024/03/22/qa-lenny-kravitz-on-being-human-in-2024/

Foto: https://www.instagram.com/lennykravitz/