Burimet ujore në Shqipëri/ Balluku: Menaxhimi i ujërave, kusht i BE-së

Welcome to Kosova Today

Zv/Kryeministria dhe Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë ditën  e sotme në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore. Në fokus të këtij forumi ishte menaxhimi i ujërave, një çështje që është edhe një prej kushteve të Bashkimit Evropian, sa i takon rrugës që duhet të ndjekë Shqipëria për t’u bërë pjesë e […]

Burimet ujore në Shqipëri/ Balluku: Menaxhimi i ujërave, kusht i BE-së

Zv/Kryeministria dhe Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë ditën  e sotme në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore.

Në fokus të këtij forumi ishte menaxhimi i ujërave, një çështje që është edhe një prej kushteve të Bashkimit Evropian, sa i takon rrugës që duhet të ndjekë Shqipëria për t’u bërë pjesë e familjes europiane

Në fjalën e saj,Balluku u shpreh se ky projekt do të ndiqet me rigorozitet nga Shqipëria, ndaj nevojitet edhe asistenca nga vendet e Bashkimit Evropian.

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës: Vjen në momentin e duhur, atëherë kur shtetit tonë do t’i duhet që të përafrojë një sërë ligjesh për t’i sjellë në të njëjtin nivel me ato të Bashkimit Europian, kur ne na duhet që të bëjmë një riinxhinerim të të gjitha proceseve që ne bëjmë për çdo lloj burimi dhe deri tek ato procese të cilat do të vendosin të gjithë këtë pasqyrë të madhe të trajtimit dhe të mbrojtjes së ujërave në një nivel tjetër teknik dhe ligjor.

Sisteme Online Programime
Programing Online