“Loredana vdes për Gjestin…”/ Ish-banori i “Big Brother 2” befason me deklaratën

Ish-banori i “Big Brother 2”, Ari Bakalli, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai bëri një koment mbi çfarë po ndodh sot me djemtë, a ka frikë nga një marrëdhënie dashurie, nisur dhe nga situata në “Big Brother VIP 4” mes Eglit dhe Gjestit, si dhe Jozit dhe Loredanës… “Sa i […]

“Loredana vdes për Gjestin…”/ Ish-banori i “Big Brother 2” befason me deklaratën

Ish-banori i “Big Brother 2”, Ari Bakalli, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”.

Ai bëri një koment mbi çfarë po ndodh sot me djemtë, a ka frikë nga një marrëdhënie dashurie, nisur dhe nga situata në “Big Brother VIP 4” mes Eglit dhe Gjestit, si dhe Jozit dhe Loredanës…

“Sa i përket Loredanës dhe Jozit, unë ndihem pak fajtor sepse herën e fundit thashë që edhe Loredana vdes për Gjestin, kam parë disa sjellje të vogla që më lënë të kuptoj që ajo ka një lloj debulese ndaj tij. Kam përshtypjen që Jozi e ka dëgjuar atë bisedë tonën, jam shumë i sigurt për këtë. Sepse në momentin që ka hyrë brenda, e vetmja gjë që thoshte ndaj saj, është që ka pasur afeksion ndaj Gjestit. Dhe Gjesti që thoshte se nuk e ka parë kurrë në atë aspekt. Pra, ai ka qenë i ngarkuar nga situata jashtë dhe ka bërë ato filmat në kokën e tij.

Ata nuk kanë pasur kurrë dashuri, asnjëherë. Ti nuk e do një njeri me kufizime. Nëse je një femër me karakter, nuk mund të dashurohesh me Jozin. Ai është një njeri që nuk di të respektojë. Ai është njeriu më i vogël që mund të ekzistojë, një burrë me trup të madh por me një shpirt të vogël”, tha Ari Bakalli.