LVV, PDK e LDK patën garë të ngushtë në këtë komunë

Tri subjektet e para politike patën një garë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Komunën e Dragashit. E para doli Lëvizja Vetëvendosje me 2,872 vota ose 26,66 për qind të tyre, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,547 vota ose 23,64 për qind të tyre. Menjëherë pas tyre qëndronte

LVV, PDK e LDK patën garë të ngushtë në këtë komunë

Tri subjektet e para politike patën një garë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Komunën e Dragashit.

E para doli Lëvizja Vetëvendosje me 2,872 vota ose 26,66 për qind të tyre, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,547 vota ose 23,64 për qind të tyre. Menjëherë pas tyre qëndronte LDK’ja me 2,507 vota ose 23,27 për qind të tyre, shkruan Insajderi.

Në këtë komunë rezultate pozitive ka marrë edhe subjekti politik nga komuniteti pakicë, Jedinstvena Goranska Partija, duke grumbulluar 8,41 për qind të votave.

Më pas vjen Socijaldemokratska Unija – SDU, me 5,78 për qind.

Nga 88,55 për qind të votave të numëruara në total, LVV ka 41,16 për qind, PDK 21,97 për qind dhe LDK 17,69 për qind.