Maliqi: Deputetët kanë të drejtë ta refuzojnë propozimin e VV’së, duhet një kandidat konsensual
Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar refuzimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit. Maliqi tha se ky refuzim nuk do të thotë mohim i drejtës së fituesit të zgjedhjeve për të propozuar një kandidat tjetër. Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se

Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar refuzimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit.
Maliqi tha se ky refuzim nuk do të thotë mohim i drejtës së fituesit të zgjedhjeve për të propozuar një kandidat tjetër.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se zhbllokimi i ngërçit duhet të bëhet me një kandidat konsensual.
“LVV e ka të drejtën e propozimit, kurse të gjithë deputetet e kanë të drejtën me e pranu dhe refuzu propozimin. Me arsye ose pa arsye është refuzimi, nuk e pranon shumica. Në demokracitë e avancuara ky refuzim nuk konsiderohet diçka tragjike, mbahen konsulta për të gjetur zgjidhje, ndonjë kandidat tjetër që është i pranueshëm oër shumicën. Kjo nuk do të thotë mohim të drejtës që fituesi të propozojë kandidatin, sërish propozimi vjen nga fituesi, por tani me pajtimin e një pjese të palës tjetër që siguron shumicën”, ka shkruar Maliqi.