Basha tregon 4 prioritetet e PD, thirrje nga Milano: Të bashkohemi përmes vlerave dhe jo egove personale

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ishte këtë të diel në Itali ku ka zhvilluar takime me shqiptarët. Ai ka treguar katër prioritetet e Partisë Demokratike të cilat janë. listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik dhe rikthimi i gjysmës së shqiptarëve. Për të arritur këto, Basha i ka bërë thirrje […]

Basha tregon 4 prioritetet e PD, thirrje nga Milano: Të bashkohemi përmes vlerave dhe jo egove personale

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ishte këtë të diel në Itali ku ka zhvilluar takime me shqiptarët.

Ai ka treguar katër prioritetet e Partisë Demokratike të cilat janë. listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik dhe rikthimi i gjysmës së shqiptarëve.

Për të arritur këto, Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen përmes vlerave dhe jo egove personale.

“Përkushtimi ynë është i plotë dhe i qartë. Së pari për listat e hapura, apo votën proferenciale. Do t’i mundësojmë edhe një herë qytetarëve tanë që të jenë ata, të jeni ju që vendosni kush ju përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo një grusht kryetarësh partish. Barazia e votës që vota e çdo shqiptari të peshojë njësoj. Votimi dhe numërimi elektronik si një parakusht edhe për një votë efektive të diasporës.

Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, rikthimi i gjysmës së Shqipërisë, i gjysmës së shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë në një korpus vendimmarrës politik, duke u dhënë pa asnjë hezitim të drejtën Kushtetuese duke e bërë atë efektive përmes votës së diasporës. Këto janë qëndrimet tona miq, por unë dua të jem i sinqertë me ju.

Më pak se një vit që na ndajnë nga zgjedhjet, faktorët kryesor që e mbajnë peng Shqipërinë, nuk i kemi në krahun tonë në asnjë prej këtyre synimeve, e në veçanti nuk i kemi në krahun tonë sa i takon votës së diasporës. Ndaj thirrja ime është që të bashkohemi në këtë betejë, ka akoma kohë. Dhe ekuacioni është i qartë: nga njëra anë janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, e vëllezërve dhe motrave tuaja, e familjarëve tuaj të cilët duan t’ju kenë ju zërin tuaj, votën tuaj në ngritjen e parlamentit të ardhshëm dhe qeverisë së ardhshme të Shqipërisë pranë.

Edhe nga këtu në Milano dua të përsëris të njëjtën thirrje, gjithsecili duhet të hedh të paktën një hap pas nga interesi personal, për interesat e Shqipërisë, për interesat e shqiptarëve, për interesat në këtë rast të demokratëve, po do të thoja të të gjithë shqiptarëve. Dhe në qoftë se bashkohemi përmes vlerave dhe jo egove personale, duke u bashkuar për të nesërmen dhe për të lënë pas të shkuarën me të mirat dhe të këqijat e veta, jam i bindur që një vit mjafton për të ndërtuar alternativën dhe për t’i dhënë çdo shqiptari arsyen për të shkuar për të ndëshkuar Edi Ramën me votë, e për të sjell një qeveri demokrate, europiane, pro perëndimore, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Basha.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Partis Demokratike Lulzim Basha Itali Kuvendin Shqip Barazia Votimi Kushtetuese Milano

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Partis Demokratike Lulzim Basha Itali Kuvendin Shqip Barazia Votimi Kushtetuese Milano

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online