Sllovenia mbështetëse e Kosovës në anëtarësimin në KiE: Së shpejti drejt BE

Welcome to Kosova Today

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me homologen Vjosa Osmani në Prishtinë. Ajo është shprehur optimiste për vazhdimësinë e bisedimeve për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe uron së shpejti të bëhet pjesë edhe e Bashkimit Europian. “Përderisa dialogu vazhdon, ka një dritë të hapur. Jam e sigurt […]

Sllovenia mbështetëse e Kosovës në anëtarësimin në KiE: Së shpejti drejt BE

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me homologen Vjosa Osmani në Prishtinë.

Ajo është shprehur optimiste për vazhdimësinë e bisedimeve për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe uron së shpejti të bëhet pjesë edhe e Bashkimit Europian.

“Përderisa dialogu vazhdon, ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të qytetarve të tyre. Anëtarësimi në KiE është në shërbim të popullit, në fund të fundit për shqiptarët të Kosovës. U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë, ne do iu mbështesim. Uroj që Kosova të hyjë në KE, hapi tjetër është në BE”, u shpreh  presidentja sllovene.

Pas takimit me homologen sllovene, Osmani tha se ky shtet e ka ndihmuar Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë:

Rruga e Kosovës është e qartë, ne synojmë anëtarësimin në BE, NATO dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ndajmë vlera të përbashkëta. Qytetarët e Kosovës janë po aq evropian dhe kontribuojnë drejt kësaj rruge”.

Presidentja Osmani e falenderoi homologen sllovene për prezencën në këtë forum dhe mbështetjen ndaj Kosovës në këtë fazë të rëndësishme.