Maqedoni e Veriut: Të paktën 50 të vdekur nga zjarri që kaploi një klub nate
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri masiv në një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të të plagosurve, por disa prej tyre janë dërguar për trajtim në Shtip dhe Shkup. Sipas mediave lokale, zjarri mund të jetë shkaktuar […] The post Maqedoni e Veriut: Të paktën 50 të vdekur nga zjarri që kaploi një klub nate appeared first on Albinfo.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri masiv në një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të të plagosurve, por disa prej tyre janë dërguar për trajtim në Shtip dhe Shkup.
Sipas mediave lokale, zjarri mund të jetë shkaktuar nga mjetet piroteknike të përdorura gjatë performancës së bendit maqedonas DNA. Në momentin e shpërthimit, klubi ishte i mbushur me njerëz. Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia ndërhynë menjëherë, ndërsa familjarët e shqetësuar janë mbledhur para objektit, duke kërkuar informacion për të afërmit e tyre.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, ka konfirmuar praninë e tij në vendngjarje bashkë me zyrtarë të lartë të sigurisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Autoritetet kanë paralajmëruar se do të japin më shumë detaje gjatë ditës, shkruan REL.
The post Maqedoni e Veriut: Të paktën 50 të vdekur nga zjarri që kaploi një klub nate appeared first on Albinfo.