Marrëveshja Sela – Kurti, Matoshi: Badenteri duhet të jetë mburojë e shqiptarëve, e jo instrument për pushtet

Marrëveshja Sela – Kurti, Matoshi: Badenteri duhet të jetë mburojë e shqiptarëve, e jo instrument për pushtet

Anëtari i Lëvizjes BESA, Arianit Matoshi, ka reaguar lidhur me marrëveshjen mes Zijadin Selës dhe Albin Kurtit, duke theksuar se Badenteri duhet të shërbejë si garanci për të drejtat e shqiptarëve dhe jo si mekanizëm për sigurimin e pushtetit të koalicionit VLEN–VMRO.

“Badenteri nuk është mekanizëm për sigurimin e pushtetit të VLEN–VMRO-së, por garanci për të drejtat e shqiptarëve.

Nëse marrëveshja Kurti–Sela lidhet me sigurimin e Badenterit përmes garantimit të votave të tre deputetëve të zotit Sela, atëherë kjo është alarmante për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

* Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat;
* Ligji për arsimin e lartë;
* Kodi Zgjedhor për zgjedhjet kombëtare.

Këto janë propozimet e VMRO-së, të cilat në masë të madhe dëmtojnë indin organizativ dhe shoqëror të shqiptarëve në RMV.

Badenteri është një nga mekanizmat e fituar pas luftës së vitit 2001, me sakrificën dhe gjakun e rinisë shqiptare.

Ai që siguron Badenterin, por nuk mbron të drejtat e shqiptarëve, nuk e mbron amanetin e vitit 2001.

Badenteri duhet të jetë mburojë e shqiptarëve, e jo instrument për pushtet”, ka shkruar Matoshi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.