Matoshi: Albin Kurti po do zvarritje dhe zgjedhje të reja kombëtare në vjeshtë
Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur mendimin se Kryeministri Albin Kurti po përpiqet të zvarrisë procesin e formimit të Qeverisë dhe mund të shkaktojë zgjedhje të reja kombëtare në vjeshtë, së bashku me ato vendore. ‘’ Albin Kurti do zvarritje dhe zgjedhje të reja kombëtare në

Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur mendimin se Kryeministri Albin Kurti po përpiqet të zvarrisë procesin e formimit të Qeverisë dhe mund të shkaktojë zgjedhje të reja kombëtare në vjeshtë, së bashku me ato vendore.
‘’Albin Kurti do zvarritje dhe zgjedhje të reja kombëtare në vjeshtë, së bashku me ato vendore’’ thotë ai për FrontOnline.
Matoshi ka theksuar se opozita, duke mos marrë ndonjë sinjal të qartë nga Administrata Trump, nuk ka guximin të unifikohet për të ndërtuar një Qeveri alternative.
‘’Opozita pa ndonjë sinjal nga Administrata Trump nuk po ka guxim të unifikohet për me ndertu Qeveri’’ shprehet ai.
Ai ka shtuar se, në këto kushte, Kurti ka krijuar një situatë që mund të dëmtojë stabilitetin e vendit.
Matoshi gjithashtu ka kritikuar veprimet e Kurtit, duke i cilësuar ato si një “diversion ndaj Republikës.
‘’ Kurti po bën diversion ndaj Republikës’’ tha ai për FrontOnline