Matoshi për vizitën e Rutte: Mesazh se Kosova është e sigurt nga jashtë

Analisti politik, Halil Matoshi për FrontOnline, ka folur një ditë para ardhjes për vizitë të shefit të NATO-së në Kosovë. Për Matoshin, Kosova është zonë sigurie e NATO-s. ‘’Kosova është zonë sigurie e NATO-s’’ thotë ai Ndërkaq vizitën e shefit të NATO-s në Kosovë, Matoshi e sheh si mesazh për të treguar se Kosova është

Matoshi për vizitën e Rutte: Mesazh se Kosova është e sigurt nga jashtë


Analisti politik, Halil Matoshi për FrontOnline, ka folur një ditë para ardhjes për vizitë të shefit të NATO-së në Kosovë.

Për Matoshin, Kosova është zonë sigurie e NATO-s.

‘’Kosova është zonë sigurie e NATO-s’’ thotë ai

Ndërkaq vizitën e shefit të NATO-s në Kosovë, Matoshi e sheh si mesazh për të treguar se Kosova është e sigurt nga jashtë.

‘’Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vjen për të dhënë meszh se Kosova është e sigurt nga jashtë por duhet t’i kryej detyrat e shtëpisë nga brenda!’’ u shpreh ai.

Temë dhe pike tjetër e rëndësishme për Shalën pritet të jetë edhe dialogu me Serbinë.

‘’Dialogu me Serbinë: Sekretari i NATO-s do të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të çështjeve të ndjeshme për të dyja shtetet dhe rajonin’’ potencoi ai.

Sipas njohësit të sigurisë, rëndësi do të ketë edhe siguria rajonale për gjatë vizitës së Rutte në Kosovë.