Mbi 1 mijë të vdekur në Siri/ Presidenti bën thirrje për paqe, SHBA: Autorët të vihen para përgjegjësisë

Më shumë se 1,000 njerëz, përfshirë 745 civilë, u vranë në përleshjet midis forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të ish regjimit të Bashar al Assad, një nga shifrat më të larta të vdekjeve që nga viti 2011. Dhuna filloi pasi besnikët e ish-presidentit al Assad, regjimi i të cilit u përmbys dhjetorin e kaluar, [...]Read More...

Mbi 1 mijë të vdekur në Siri/ Presidenti bën thirrje për paqe, SHBA: Autorët të vihen para përgjegjësisë

Më shumë se 1,000 njerëz, përfshirë 745 civilë, u vranë në përleshjet midis forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të ish regjimit të Bashar al Assad, një nga shifrat më të larta të vdekjeve që nga viti 2011.

Dhuna filloi pasi besnikët e ish-presidentit al Assad, regjimi i të cilit u përmbys dhjetorin e kaluar, zunë pritë forcat qeveritare të enjten. Që atëherë, sulmet janë përshkallëzuar midis besnikëve dhe trupave qeveritare.

Udhëheqësi i Sirisë Ahmed Sharaa ka bërë thirrje për paqe, duke thënë, “ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen civile sa më shumë që të jetë e mundur”. Presidenca e vendit njoftoi krijimin e një komiteti, i cili do të hetojë dhe identifikojë autorët pas sulmeve ndaj civilëve të ndodhura gjatë ditëve të fundit. Komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë.

SHBA ka kërkuar nga qeveria siriane vënien para përgjegjësisë autorët e masakrave.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj, që vranë njerëz në Sirinë perëndimore ditët e fundit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah pakicave fetare dhe etnike të Sirisë, duke përfshirë komunitetet e saj të krishtera, druze, alavite dhe kurde, dhe u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave. Autoritetet e përkohshme të Sirisë duhet të mbajnë përgjegjës autorët e këtyre masakrave kundër komuniteteve pakicë të Sirisë.“, tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio.

Edhe OKB u kërkoi udhëheqësve të rinj të vendit të ndërmarrin “veprime të shpejta për të mbrojtur sirianët”.

“Pas një serie sulmesh të koordinuara që thuhet se janë nisur nga elementë të ish-qeverisë dhe njerëz të tjerë të armatosur vendas, ne po marrim raporte jashtëzakonisht shqetësuese të familjeve të tëra, duke përfshirë gra, fëmijë dhe luftëtarë hors de combat, të vrarë”, tha shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.

Ai thotë se ka raporte për “ekzekutime të përmbledhura mbi baza sektare” të kryera nga autorë të paidentifikuar, anëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe elementë të lidhur me ish-qeverinë e Assadit.

“Duhet të ketë hetime të shpejta, transparente dhe të paanshme për të gjitha vrasjet dhe shkeljet e tjera, dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Turk./abcnews.al