Mbi 182 mijë banesa të pabanuara në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në të dhënat e fundit ka bërë të ditur se 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjithë Kosovën. Bazuar në këto të dhëna, të cilat kanë dalë nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2024, komuna e Prishtinës e ka numrin […] The post Mbi 182 mijë banesa të pabanuara në Kosovë appeared first on Albinfo.

Mbi 182 mijë banesa të pabanuara në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në të dhënat e fundit ka bërë të ditur se 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjithë Kosovën.

Bazuar në këto të dhëna, të cilat kanë dalë nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2024, komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, gjithsej 25 mijë e 195 sosh, e pasuar nga ajo e Prizreni me 16 mijë e 842 dhe Ferizaj, me 15 mijë e 228.

Krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011, shifra e banesave të pabanuara është rritur për 83 mijë e 041.

Sipas agjencisë, të dhënat e fundit ofrojnë pasqyrë të detajuar mbi ndryshimet demografike në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

“Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi popullsinë, grupmoshat, gjininë dhe ekonomitë familjare, duke ndihmuar në analizimin e ndryshimeve demografike ndër vite. Këto të dhëna ofrojnë karakteristika për vendbanimet, statusin e aftësisë së kufizuar, ndërtesat, banesat e ekonomitë familjare si dhe edukimin”, thuhet në njoftim.

The post Mbi 182 mijë banesa të pabanuara në Kosovë appeared first on Albinfo.