Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih

Nën moton “Shpëto një jetë – bëhu shpresa, bëhu ndryshimi”, organizata Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë edicionin e 7-të të mbrëmjes filantropike “Save a Life”, më 23 maj 2025, në qytetin e Cyrihut. Mbrëmja filantropike “Save a Life” përfaqëson fuqinë e bashkimit për një qëllim fisnik – shpëtimin dhe përmirësimin e […] The post Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih appeared first on Albinfo.

Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih

Nën moton “Shpëto një jetë – bëhu shpresa, bëhu ndryshimi”, organizata Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë edicionin e 7-të të mbrëmjes filantropike “Save a Life”, më 23 maj 2025, në qytetin e Cyrihut.

Mbrëmja filantropike “Save a Life” përfaqëson fuqinë e bashkimit për një qëllim fisnik – shpëtimin dhe përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Kjo ngjarje mbledh bashkë personalitete nga shëndetësia, biznesi, arti, politika dhe ndërmarrës të cilët ndajnë bindjen se përmes solidaritetit dhe përkushtimit, mund të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ata që kanë më shumë nevojë.

Të pranishmit do të përjetojnë një program frymëzues me fjalime mbi ndikimin e AMC-së, koktej mikpritës, darkë të kuruar dhe muzikë live nga grupi String String – në një atmosferë përplot emocione dhe angazhim për ndryshim.

Ndikimi i arritur gjatë vitit 2024:

10 fëmijë me diabet u pajisën me pompa insuline Mbi 5,000 gra përfituan PAP-teste falas 6,000 gra dhe vajza morën mbështetje përmes Klasave për Nëna 4,300 prindër u informuan për vaksinën HPV 6 qendra të mjekësisë familjare u furnizuan me pajisje mjekësore

Këto rezultate janë fryt i mbështetjes së vazhdueshme nga komuniteti. Por misioni ynë nuk përfundon këtu – shumë nëna dhe fëmijë ende kanë nevojë për ndihmën tonë.

Ngjarja do të mbahet me date 23 maj në ambientet e Hotel Five – Döltschiweg 234, 8055 Zürich, Switzerland, nga ora 19:30 deri në 23:00

Çdo biletë apo sponsorizim është më shumë se një donacion – është një akt që shpëton jetë.

Për të qenë pjesë e kësaj ngjarje ju mund të kontribuoni duke blerë biletën tuaj këtu:

Mundësi për sponsorizim:

Action for Mothers and Children fton bizneset dhe individët që dëshirojnë të mbështesin këtë kauzë të bëhen sponsorë të ngjarjes. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Email: sara.mustafa@

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e kësaj kauze kuptimplotë. Së bashku, ne mund të shpëtojmë jetë dhe të bëjmë një ndryshim pozitiv për një të ardhme më të ndritshme dhe më të shëndetshme për brezat që vijnë

The post Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih appeared first on Albinfo.