Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala

Saga e poetit, shkrimtarit, eseistit, kritikut letrar, Prend Buzhala, do të shpaloset në një mbrëmje kulturore letrare, në Lucern The post Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala appeared first on Albinfo.

Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë  dhe Shoqata humanitare “Nënë Tereza”  në Zvicër kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë në mbrëmje kulturore letrare, të organizuar në nderim të veprës së poetit, shkrimtarit, eseistit dhe kritikut letrar të shquar, profesor  Prend Buzhala.
Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë do të dëgjojmë reflektime për jetën dhe krijimtarinë e Prend Buzhalës nga shkrimtarë e studiues të njohur: Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Shefqet Dibrani, Muharrem Blaka, Brahim Avdyli, Bardhec Berisha – Bardhi
Shijojmë recitime nga aktorë profesionistë: Dan Morina dhe Veli Berisha
Përcillet atmosfera me muzikë e valle artistike nga: Shqiponjat e Luzernit
Në këtë takim janë të pranishëm dy artdashës me tablotë e tyre: Arsim Berisha dhe Pren Berisha.
Dhe natyrisht, do të kemi nderin të dëgjojmë një fjalë të veçantë nga vetë profesori i nderuar Prend Buzhala.
Fjalë përshëndetëse nga kryetar i shoqatës “Nënë Tereza” Nue Zalli

Pas përfundimit të programit, mysafirët janë të ftuar të marrin pjesë në një apero miqësor.

Ejani të ndajmë së bashku një natë të pasur me fjalë, ndjesi dhe kulturë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe.

Vendi: Rodtegstrasse 6, 6005 Luzern
Data: E Diel, 11.05.2025

Ora: 18:30

Nr. për informim: + 41 76 741 57 35
+41 76 476 34 06
Jeni të mirëpritur!

 

 

The post Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala appeared first on Albinfo.