Rubio: SHBA mund të humbasë durimin me ritmin e ngadaltë të negociatave për Ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi të premten se Shtetet e Bashkuara mund të humbasin durimin me ritmin e ngadaltë të negociatave për armëpushim në Ukrainë, duke sinjalizuar një mundësi rishikimi të angazhimit amerikan në këtë çështje, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. “Tani po arrijmë në një pikë ku duhet të vendosim nëse kjo është […] The post Rubio: SHBA mund të humbasë durimin me ritmin e ngadaltë të negociatave për Ukrainën appeared first on Albinfo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi të premten se Shtetet e Bashkuara mund të humbasin durimin me ritmin e ngadaltë të negociatave për armëpushim në Ukrainë, duke sinjalizuar një mundësi rishikimi të angazhimit amerikan në këtë çështje, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
“Tani po arrijmë në një pikë ku duhet të vendosim nëse kjo është e mundur apo jo,” tha Rubio për gazetarët gjatë kthimit të tij nga Parisi drejt SHBA-së. “Ne duhet të kuptojmë, brenda disa ditësh, nëse një marrëveshje është realisht e arritshme në afat të shkurtër. Nëse është, ne jemi të angazhuar. Nëse jo, atëherë kemi prioritete të tjera për t’u fokusuar gjithashtu.”
Deklarata vjen në një kohë të tensionuar për administratën Trump, e cila po përballet me sfida ndërkombëtare si lufta tregtare me Kinën, si dhe kritika për politikën e dëbimeve, ndërkohë që konflikti në Ukrainë mbetet një çështje e ndjeshme gjeopolitike.
Rubio theksoi se SHBA ka ofruar ndihmë për Ukrainën gjatë tre viteve të fundit, por theksoi qartë: “Ne duam që kjo të përfundojë, por nuk është lufta jonë.”
Rubio kishte marrë pjesë të enjten në një takim të nivelit të lartë në Paris, të organizuar nga Franca, ku u diskutua për sigurinë e Ukrainës. Ky ishte takimi i parë i tillë që nga inaugurimi i Presidentit Donald Trump, që bashkoi zyrtarë të lartë nga SHBA, Ukraina dhe vendet kryesore evropiane për të shqyrtuar mundësinë e një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit, transmeton albinfo.ch.
Sipas Rubios, zyrtarët evropianë ishin “shumë ndihmues dhe konstruktivë me idetë e tyre”, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë në përpjekjet për të çuar përpara një marrëveshje.
Ai gjithashtu hapi diskutimin për mundësinë e heqjes së disa sanksioneve ndaj Rusisë, të vendosura pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme. “Shumë prej këtyre sanksioneve janë vendosur nga Evropa dhe nuk mund të hiqen nga ne,” tha Rubio, duke nënkuptuar se roli i BE-së është kyç në çdo kompromis të ardhshëm, shkruan DW.
Megjithatë, vendet evropiane nuk kanë treguar sinjale për lehtësimin e masave kundër Moskës – përkundrazi, ato kanë rënë dakord të forcojnë sanksionet në muajt e fundit, si pjesë e presionit të vazhdueshëm ndaj Rusisë për t’u tërhequr nga territori ukrainas.
Pavarësisht skepticizmit amerikan, takimi i Parisit shënon një hap të rëndësishëm diplomatik për një përpjekje të re ndërkombëtare drejt paqes në Ukrainë – megjithëse durimi i Washingtonit duket se po vjen drejt fundit, transmeton albinfo.ch.
The post Rubio: SHBA mund të humbasë durimin me ritmin e ngadaltë të negociatave për Ukrainën appeared first on Albinfo.