Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë

Mësohet se në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri më 23 mars në Gjenevë, do të organizohet një mbrëmje miqësore të shtunën më 22 mars, duke filluar nga ora 19:30, përcjell albinfo.ch. Vlen të theksohet se kjo mbrëmje ka një karakter miqësor në të cilën janë […] The post Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë

Mësohet se në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri më 23 mars në Gjenevë, do të organizohet një mbrëmje miqësore të shtunën më 22 mars, duke filluar nga ora 19:30, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se kjo mbrëmje ka një karakter miqësor në të cilën janë të ftuar autorë nga Shqipëria, Kosova dhe mërgata shqiptare si dhe të gjithë organizatorët e Librarisë së mërgatës Lize’s Bookstore.

 

Mysafir nderi nga Prekazi Zotëri Lulzim Adem Jashari

Të pranishme:

Znj. Vasilika Hysi, Ambasadore e Misionit të Republikës së Shqipërisë

Znj. Floreta Kabashi Ademaj, nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Gjithashtu, këtë mbrëmje do ta nderojnë edhe autoritetet zyrtare të Gjenevës si dhe miq tanë zviceranë.

Për të njohur më për së afërmi me autorët shqiptarë të këtij panairi ndërkombëtar e për të ndërlidhur ura të miqësisë, dyert janë të hapura për të gjithë ju që dëshironi t’i bashkangjiteni kësaj mbrëmjeje miqësore.

Organizatore: Mirishahe Limani Hiler

Kontakt: 079 607 46 74

Data: 22 Mars 2025

Ora: 19:30

Vendi: Cité des Vents SA, Rue de la Coupe Gordon – Benette 3, 1219 Aïre

Në rast interesi, edhe mediat publike shqiptare janë të mirëpritura, paraprakisht të konsultuara me organizatoren e kësaj mbrëmjeje.

The post Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë appeared first on Albinfo.