Media italiane, Shqipëria destinacion i 2025-ës
“Viaggiare Travel”: Qytetet bregdetare më të bukura për t’u vizituar, Vlora dhe Saranda The post Media italiane, Shqipëria destinacion i 2025-ës appeared first on Albinfo.

Revista italiane shkruan se 2025-a ofron disa opsione për turistët që duan një kombinim të relaksit dhe kostove të përballueshme, përcjell albinfo.ch.
Alesandro Molteni në një artikull të botuar në revistën italiane të udhëtimit “Viaggiare Travel” rendit gjashtë vende, të cilat i klasifikojnë si destinacione të mahnitshme pa shpenzuar shumë, duke përfshirë Greqinë, Shqipërinë, Turqinë, Malin e Zi, Marokun dhe Egjiptin.
Sipas artikullit, Shqipëria po fiton me shpejtësi popullaritet mes turistëve që kërkojnë destinacione buxhetore për pushime verore.
Vendi ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacënuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore.
Saranda, e vendosur në bregdetin e Jonit, është një nga destinacionet më të bukura dhe më të aksesueshme në Shqipëri, me ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë dhe restorantet me çmime të përballueshme, duke e bërë atë ideale për vizitorët që kërkojnë pushime me kosto të ulët.
Një tjetër destinacion i padiskutueshëm sipas artikullit është Vlora, një qytet port i pasur me histori dhe me një bregdet magjepsës, perfekt për një pushim që ndërthur detin, kulturën dhe kuzhinën tipike me çmime konkurruese.
Pushuesit italianë në dy vitet e fundit mbeten turistët që kanë peshë të madhe në nurmin e vizitorëve të huaj, pasi renditen pas shtetasve nga Kosova, me gati 1 milionë turistë.
The post Media italiane, Shqipëria destinacion i 2025-ës appeared first on Albinfo.