Merr fund rezistenca, arrestohet presidenti i pezulluar i Koresë së Jugut
Arrestohet presidenti i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, duke i dhënë fund përplasjeve mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal. Yoon akuzohet për kryengritje pas përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, që e zhyti vendin në një krizë politike. Ky është presidenti i parë në historinë e vendit [...]Read More...

Arrestohet presidenti i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, duke i dhënë fund përplasjeve mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal. Yoon akuzohet për kryengritje pas përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, që e zhyti vendin në një krizë politike.
Ky është presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet. Teknikisht ai është ende presidenti, pasi gjykata kushtetuese duhet të vendosë nëse shkarkimi i tij është i vlefshëm.
Udhëheqësi 64-vjeçar tha se pranoi të paraqitej para Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për zyrtarë të lartë (CIO) për të shmangur gjakderdhjen. Në një video-mesazh, Yoon tha se do të respektonte hetimin kundër tij edhe pse ishte kundër tij.
“Vendosa të paraqitem para CIO-s, edhe pse është një hetim i paligjshëm, për të parandaluar çdo gjakderdhje”, tha ai.
Më shumë se 1000 oficerë ishin pjesë e operacionit të së mërkurës, i cili shënoi herën e dytë që tentonin ta arrestonin./abcnews.al